
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, sot ka pritur në takim një delegacion austriak të kryesuar nga Karl Wilfing, Kryetar i Parlamentit të Landit të Austrisë së Ulët, i shoqëruar nga nënkryetari i parë, Karl Moser dhe deputetët Rene Pfister e Dieter Dorner.
Konjufca shprehu mirënjohje për mbështetjen e Austrisë dhënë Kosovës në të gjitha fazat e shtet-ndërtimit dhe zhvillimit të saj, duke theksuar nevojën e vazhdimit të mbështetjes për liberalizimin e vizave, proceset e integrimit në BE dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.
Gjatë takimit, gjithashtu u vlerësuan raportet e mira dhe partneriteti i fuqishëm mes Austrisë dhe Kosovës. Po ashtu u shpreh gatishmëria për avancimin e bashkëpunimit, shkëmbimin e praktikave parlamentare dhe fuqizimin e mëtejmë të miqësisë mes dy shteteve./Gazeta10