Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Vdes doajeni i basketbollit kosovar, Albert Dula

Gazeta10
26 September 2022 - 17:44

Në mëngjesin e së hënës ka vdekur ish-basketbollisti kosovar, Albert Dula, shkruan Gazeta10.

Dula ishte basketbollist i gjeneratës së artës të Klubit të Basketbollit Prishtina, e më pas kishte kontribuar edhe në bordin e ‘bardhekaltërve’ dhe në gjithë basketbollin e Kosovës.

I pari I FBK-së, Arben Fetahu, i ka dërguar një telegram ngushëllimi famlijes Dula për vdekjen e doajenit të basketbollit kosovar.

“E nderuara familja Dula dhe komuniteti i basketbollit, Mëngjesi sot ishte i trishtuar kur mësuam për vdekjen e doajenit të basketbollit Albert Dula. Vdekja e tij na ka trishtuar të gjithëve dhe do të jetë mungesë e madhe për komunitetin e basketbollit. Alberti do të kujtohet si një njeri punëtor dhe shumë i dashur për bashkëpunëtorët. Dula ishte basketbollist i gjeneratës së artë të KB Prishtinës, duke kontribuar edhe në Bordin e klubit prishtinas, por ai ka dhënë ndihmë të madhe në basketbollin e Kosovës. Albert Dula do të përkujtohet gjithmonë dhe do të mbetet në zemrat tona. Në emrin tim personal dhe të Federatës së Basketbollit të Kosovës dua të shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Dula dhe gjithë komunitetin e basketbollit” thuhet në telegramin e ngushëllimit të Fetahut. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.