
Golden Eagle Ylli ka mësuar kundërshtarët në fazën e grupeve të FIBA Europe Cup, raporton Gazeta10.
Kampioni i Kosovës ishte kualifikuar për në Ligën e Kampionëve, por në rrethin e parë kualifikues u mposht nga skuadra prtugeze, Benfica, me shifrat 67-92.
Ekipi nga Theranda sot ka mësuar kundërshtarët në turneun tjetër evropian, FIBA Europe Cup.
Në fazën e grupeve të këtij kompeticioni, Ylli gjendet në grupin A së bashku Hapoel Galil Elion, Brose Bamberg dhe Niners Chemnitz.
Who’s bringing home the trophy? 🏆
— FIBA Europe Cup (@FIBAEuropeCup) September 26, 2022
Clubs from the @basketballcl Qualifiers have joined the #FIBAEuropeCup Regular Season!
Kampioni në fuqi i Kosovës nuk e ka nisur mirë edicionin e ri në elitën e basketbollit kosovar, pasi kanë pësuar tri humbje në po aq ndeshje të zhvilluara.
Përveç Yllit, edhe dy ekipet tjera kosovare, Trepça dhe Prishtina do të luajnë në fazën kualifikuese të FIBA Europe Cup. /Gazeta10