Real Madridi ka marr lajme të mira ditën e sotme. Sulmuesi Brahim Diaz është parë duke u stërvitur me skuadrën pas lëndimit.
Ka shumë pak gjasa që Diaz të luajë në Ligën e Kampionëve këtë javë , megjithëse shërbimet mjekësore të klubit mendojnë se ai do të jetë i disponueshëm për ndeshjen e ardhshme kundër Barcelonës.
25-vjeçari do të rikthehet në lojë nga trajneri i Madridit, Ancelotti, pasi humbi një muaj.
Diaz pësoi një tendosje muskulore më 14 shtator gjatë ndeshjes me Real Sociedad në ligë. Sulmuesi aktualisht ka një gol dhe një asist këtë sezon , dhe do të kërkojë të shtojë numrin e tij pas rikthimit të tij.