Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

‘Skandalet’ në KEK, LDK-ja fton seancë të jashtëzakonshme

Gazeta10
23 October 2024 - 14:43

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) njoftoi se ka ftuar seancë të jashtëzakonshme për të enjten (24 tetor) për t’i adresuar “skandalet në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK)”.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, tha se seanca do të nisë në orën 12:00.

“Në emër të 43 deputetëve të nënshkruar, kam thirrur seancën e jashtëzakonshme, e cila do të mbahet nesër në orën 12:00. Kjo kërkesë është bërë për të adresuar skandalet në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), që kanë ngritur shqetësime të mëdha për publikun dhe institucionet”, ka shkruar ai në Facebook.

Kohëve të fundit janë publikuar mesazhe mes koordinatores së komisionit të Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali dhe ish-shefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, ku Mihali e fton atë në një takim në selinë e Lëvizjes Vetëvendosje, por i thotë të mbajë kapele.

Për mesazhet e Mihalit, Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se nxjerrin në pah më së miri kriminalitetin.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.