
Këshilltari i Kryeministrit Kurti, Hysamedin Feraj, ka thënë se e ka cilësuar Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës si organizatë të rrezikshme sepse sipas tij e ka rrezikuar lirinë e fjalës.
“Sepse ka rrezikuar lirinë e fjalës dhe profesionin e gazetarit”, ka thënë Feraj fillimisht në Prime Time.
Ai më tej ka thënë se i ka rënë autoriteti i gazetarisë, raporton Gazeta10.
“Në vend se të merret me informimin e qytetarëve, merret me përhapjen e lajmeve të rreme, ky është rrënim i gazetarisë sepse ka qenë pushtet shumë i mirë i katërt, por që tani jo vetëm në Kosovë i ka rënë autoriteti kudo”, ka thënë ai./Gazeta10