Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Matoshi i pyet militantët e VV-së pasi Kurti ‘përqafoi’ flamurin e Kosovës: A i tërhiqni fyerjet?

Gazeta10
27 September 2022 - 17:45

Komentatori politik, Halil Matoshi i ka pyetur militantët e Lëvizjes Vetëvendosje, nëse do t’i tërheqin fjalët, pasi Kryeministri Albin Kurti, tha se e respekton dhe e përqafon flamurin e Kosovës.

Matoshi ka reaguar përmes një shkrimi në Facebook, transmeton Gazeta10.

“E ju militanta t’egër, që m’keni sha e fye, kur unë e përqafova këtë flamur 🇽🇰, më 17 shkurt, 2008, a i tërhiqni fjalët? P.S. Jo që mërzitna unë fort, veç thash t’ua përkujtoj marrëzitë e jueja!!!”, ka shkruar ai.

Kurti në një intervistë për median zvicrane Republik deklaroi se “Si Kryeministër i Republikës, flamuri i Kosovës është detyrë dhe obligim imi dhe gjithashtu diçka që unë e respektoj dhe e përqafoj”./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.