Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

​Habeck: Dy centrale bërthamore gjermane do të funksionojnë deri në prill

Gazeta10
27 September 2022 - 19:31

Ministri gjerman i Ekonomisë dhe Energjisë Robert Habeck tha sot në Berlin se dy nga tre termocentralet e mbetura bërthamore në Gjermani do të vazhdojnë të funksionojnë deri në prill për të ndihmuar në parandalimin e një mungese të mundshme të energjisë gjatë dimrit.

Habeck tha se dy reaktorët e termocentralit bërthamor Isar 2 në Bavari dhe Neckarfestheim në veri të Shtutgartit do të vazhdojnë të funksionojnë deri në mes të prillit.

Zyrtarët thanë në fillim të këtij muaji se ata planifikonin të mbyllnin termocentralet e mbetura bërthamore të Gjermanisë deri në fund të vitit, por lanë të hapur mundësinë e riaktivizimit në rast të mungesës së energjisë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.