Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Musliu: Vetëm klani dhe servilët e Tërnavës kanë mundësi të jenë në udhëheqësi të BIK-ut

Gazeta10
27 September 2022 - 21:28

Osman Musliu – Imami i Drenasit në një lidhje direkte në Politiko, ka thënë se në udhëheqësi të BIK-ut kanë mundësi të jenë vetëm ata që e përkrahin Naim Tërnavën.

Sipas Musliu, kjo është për arsye se sistemi zgjedhor brenda është tejet i rrezikshëm, raporton Gazeta10.

“Sa të është ky Myfti nuk ka gjasa, sepse asi sistemi ka bërë brenda Bashkësisë Islame që s’ka mundësi t’i afrohet askush afër, për arsye se sistemi i zgjedhor është aq i rrezikshëm sa vetë klani dhe servilët e tij mund t’i afrohen afër tij. Kundërshtarët e tij dhe ata që kanë mendim ndryshe nuk munden kurrsesi të bëhen në udhëheqësi të BIK-ut”, ka thënë ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.