Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sulmohet me gurë treni Prishtinë – Pejë: I thyhet xhami

Gazeta10
05 November 2024 - 11:38

Policia e Kosovës ka njoftuar se disa persona ka gjuajtur me gurë trenin që lëvizte nga Prishtina në Pejë.

Për pasojë e këtij sulmi është thyer një xham.

Kjo nuk është hera e parë pasi para disa ditëve kanë ndodhur edhe disa incidente të tilla për të cilat ka reaguar edhe TrainKos.

“DËMTIM PRONE Fushë Kosovë / 03.11.2024 – 16:45. Është raportuar se nga disa persona të dyshuar të panjohur është gjuajtur me gurë trenin që lëvizte nga Prishtina në Pejë dhe si pasojë është thyer një xham. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.” – thuhet në raportin 24 orësh.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.