Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sami Lushtaku: Harris apo Trump s’ka rëndësi, por e rëndësishme që VV mos të fitojë këtu!

Gazeta10
05 November 2024 - 20:08

Kryetari i Degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku ka qenë i ftuar në edicionin special në Kanal10 sa i përket zgjedhjeve në Amerikë.

Ai ka thënë se për shqiptarët nuk ka rëndësi a fiton Trump apo Harris.

“Pavarësisht kush zgjedhet është mirë për shqiptarët”, ka thënë Lushtaku.

Ai ka treguar se preferon që këto zgjedhje t’i fitoj Donald Trump.

Lushtaku ka folur pak edhe për zgjedhjet në Kosovë duke uruar që Vetëvendosje më mos ta marrë pushtetin.

“Uroj që Vetëvendosje mos të fitoj këtu”, ka thënë Lushtaku. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.