
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u bëri thirrje mësimdhënësve që të fillojnë procesin mësimor, por nuk la pa potencuar se ajo merret me politikë të jashtme, duke u distancuar kështu nga situata e krijuar në vend.
Osmani, e cila gjendet në SHBA tha se shkollat iu takojnë nxënësve dhe se sapo të kthehet në Kosovë do të mundohet të bëj diçka rreth kësaj situate.
“Shkollat iu takojnë nxënësve, nuk mund t’i mbajë peng ato askush. Mos të dëmtohen fëmijët në mënyrë kaq të riparueshme. Sapo te kthehemi në Kosovë, sepse presidentja është udhëheqëse e politikës së jashtme, këtë muaj kam qenë në pesë shtete, sapo të kthehem do të shohim se çka tjetër mund të bëjmë sapo të tejkalohet kjo situate”, tha Osmai nga SHBA-ja për rtv 21.
Kujtojmë se, greva në arsim tashmë ka hyrë në javën e pestë, kjo pasi SBASHK-u dhe Qeveria nuk kanë arritur marrëveshje mes tyre./Gazeta10