Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

New York Times: Për herë të parë sonte, vlerësimet tona tregojnë se gara anon nga zoti Trump

Gazeta10
06 November 2024 - 3:51

“Për herë të parë sonte, vlerësimet tona tregojnë se gara anon nga zoti Trump.” –deklaroi Nate Cohn, kryeanalist politik i New York Times në një nga zgjedhjet presidenciale më të rëndësishme në historinë moderne të Shteteve të Bashkuara që është duke u zhvilluar aktualisht.

Më shumë se 80 milionë votues kanë votuar paraprakisht, por dhjetëra miliona të tjerë pritën ditën e zgjedhjeve për t’iu drejtuar kishave, shkollave dhe qendrave komunitare për të formuar të ardhmen e demokracisë amerikane.

Trump është favorit i qartë, megjithëse me epërsi të ngushtë, për të fituar në Georgia dhe North Carolina. Nëse ai fiton në ato shtete, Harris do të duhet të fitojë Michigan, Pennsylvania dhe Wisconsin për të triumfuar — një mundësi reale, por një detyrë e vështirë gjithsesi transmeton nacionale.

Nga rezltatet e numëruara deri tani Donald Trump prin me 178 vota elektorale kundrejt kandidates demokrate Kamala Harris me 99, sipas përditësimit të fundit në AP.

Për të fituar zgjedhjet duhen të paktën 270 vota elektorale.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.