Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Major Bekim Bislimi emërohet drejtor i Policisë së Kryeqytetit, Fatmir Balaj nga Njësia Speciale kalon në stacionin Qendra

Gazeta10
06 November 2024 - 17:30

Policia e Kosovës ka bërë disa ndryshime në qeverisjen e Policisë në Prishtinë.

Majori Bekim Bislimi është emëruar në pozitën Drejtor i Drejtorisë së Kryeqytetit.

Kurse, Fatmir Balaj që deri tani ka shërbyer si komandant i Njësisë Speciale Operative, është transferuar në pozitën e komandantit të Stacionit Qendra.
Paralajmërimi i formimit të Policisë së Kryeqytetit ishte bërë edhe nga drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha.

Ai kishte thënë se projekti parasheh që të themelohet një drejtori e veçantë për Prishtinën me “një strukturë unike”, që përfshin njësi të trafikut, njësi të reagimit të shpejtë e njësi të hetimeve.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.