Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dëgjuesi nga Obiliqi: Tash e katër vite kujdesem për Tyrben pa asnjë pagesë nga Ministria e Kulturës

Gazeta10
07 November 2024 - 9:40

Emisioni “Adresa e ankesave” në Kanal10 vazhdon të jetë vendi ku qytetarë të shumtë po i shfaqin problemet e tyrë në vendet ku ata jetojnë, raporton Gazeta10.

Së fundi, një dëgjues nga komuna e Obiliqit bëri të ditur se tash e katër vite kujdeset për objektin historiko-kulturor,Tyrbe pa asnjë pagesë nga shteti.

“Unë qe katër vite jam duke punuar hiç pa pagesë, rrugës për tek Panairi është një objekt historik, monument kulturor. Babai ka ndërru jetë qe katër vite, unë jam hiç pa pagesë. Kam qenë në Ministri tek Hajrullah   Ç eku, vetëm po më premton por asgjë hiç. Një djal e kam, jam i martuar, qe katër vjet kujdesem për atë objekt pa asnjë pagesë”, bëri të ditur ai.

 

“Për atë kujdesemi familjarisht, babgjyshi e pastaj babai, e kemi si traditë familjare. Babai ka marrë pagesë prej Ministrisë së Kulturës deri kur ka ndërruar jetë”, shtoi ai.

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.