Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Falë paraqitjeve mbreslënëse, Milani dëshiron të rinovojë kontratën me Giroud

Gazeta10
28 September 2022 - 13:53

Olivier Giroud pritet t’a vazhdojë aventurën e tij me skuadrën e Milanit, shkruan Gazeta10.

Kryesia e klubit Italian janë të kënaqur me paraqitjet e Giroud deri më tani dhe janë të gatshëm t’i ofrojnë francezit kontratë të re që e mban atë të lidhur në “San Siro” deri në vitin 2024.

Giroud ka qenë njëri ndër lojtarët kyç të kampionit në fuqi të italisë këtë sezon.

Francezi këtë sezon ka shënuar pesë gola dhe ka dhuruar një asistim në nëntë ndeshje të luajtura në të gjitha garat.

Lëndimet e Ibrahimovic, Ante Rebic dhe Divock Origi e kanë bërë besueshmërinë dhe përvojën e francezit kyç, ndërsa kuqezinjtë kërkojnë të mbrojnë Scudetton e tyre këtë sezon.

Sezonin e kaluar Milani arriti të fitoj Scudetton për herë të parë që nga viti 2011.

Poashtu Giroud në grumbullimin e ndeshjeve të shtatorit me Kombëtare arriti të shënoj golin e 49-të me Francën, ku i duhen vetëm edhe dy gola për tu bërë golashënuesi më i mirë në histori të ‘Gjelave’. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.