Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Debati për pronat në Kuvend, Peci thotë se i shpalli luftë korrupsionit me pronat bujqësore

Gazeta10
11 November 2024 - 16:11

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci i është kundërpërgjigjur deputetit Ferat Shala, i cili në Kuvend ka akuzuar se Ministria e Bujqësisë nga kategoria e subvencioneve ka ndërtuar tri vila në vijnë kufitare pranë parkut nacional.

Ministri Peci ka thënë se është e rëndësishme që të diskutohet çështja e pronave ku ai ka përmendur rastin e pronave të Institutit bujqësor duke e quajtur aferën më skandaloze të pasluftës.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme që të diskutojmë për çështjen e pronave dhe unë mendoj që çështjet që kam ngritur që kanë marr drejtim deri në një nivel, por jo të kënaqshëm. Kur flasim për pronat e Institutit bujqësor është korrupsion dhe afera më skandaloze në Kosovën e pas luftës. Rikujtojmë se 22 aktakuza janë ngritur nga Prokuroria e Pejës. Për shkak se gjatë periudhës 2018-2020 kanë ndërtuar vila në pronën e Ministrisë së Bujqësisë në Stankaj të Pejës”, tha ministri Peci. /EO

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.