
Emisioni “Pa Protokoll”, i njohur për trajtimin e temave të rëndësishme sociale dhe kulturore, sonte sjell një episod dedikuar temës së veçantë: “Jeta e natës në Prishtinë.” Nën moderimin e Shendrit Lumit, emisioni do të trajtojë aspekte të ndryshme të jetës së natës në kryeqytet, nga argëtimi dhe kultura, deri te sfidat dhe ndikimet sociale.
Për të diskutuar këtë temë janë të ftuar:
• DJ First, një emër i njohur në industrinë muzikore të klubeve të natës në Prishtinë
• Nur Alkhazali, blogere e njohur që sjell perspektiva të reja mbi argëtimin dhe stilin e jetës
• Alban Sejdiu, muzikant i mirënjohur në skenën lokale
• Veton Zuka, menaxher në fushën e gastronomisë dhe jetës së natës
Diskutimi pritet të përfshijë tema si zhvillimi i klubeve të natës, ndikimi ekonomik dhe kulturor i kësaj industrie në kryeqytet, dhe rëndësia e saj për argëtimin e të rinjve. Gjithashtu, të ftuarit do të ndajnë pikëpamjet e tyre mbi çështje të sigurisë dhe sfidat e jetës së natës.
Emisioni transmetohet në orën 22:30 në Kanal10./Gazeta10