Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vuçiq thotë se Serbia nuk i njeh referendumet ruse në Ukrainë

Gazeta10
28 September 2022 - 16:55

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Serbia nuk i njeh referendumet ruse në Ukrainë, raporton Gazeta10.

Vuçiq ka thënë se me këtë veprim ai po i përmbahet ligjit ndërkombëtar si dhe Kartës së OKB dhe rezolutave të saj.

I pari i Serbisë ka thënë se njejtë siç Serbia e mbron integritetin e shtetit të saj është në interes që të mbrojë edhe integritetin e vendeve të tjera.

“Serbia nuk do të njohë ato referendume, pasi i përmbahet ligjit ndërkombëtar, Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe rezolutave të OKB-së. Ne po mbrojmë integritetin tonë territorial dhe është në interesin tonë më të mirë të mbrojmë integritetin territorial të vendeve të tjera të njohura ndërkombëtarisht”, u tha Vuçiq gazetarëve. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.