
Një zyrtar i Policisë së Kosovës sot ka ndërruar jetë në magjistralen Mitrovicë – Zveçan, si pasojë e një aksidenti.
Lajmin e ka bërë të ditur zv/drejtori i Policisë për Rajonin e Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti.
“Aksidenti ka ndodhur në rrugën magjistrale Mitrovicë – Zveçan, rreth orës 12:30 të ditës së mërkurë. I ndjeri ka qenë jashtë detyrës zyrtare, me veturë private” – ka deklaruar Hoti./Gazeta10