
Naim Rashiti – Drejtor Ekzekutiv i Grupit Ballkanik për Hulumtimin e Politikave, ka thënë se takimi i 18 gushtit në Bruksel mes Kurti dhe Vuciq, ishte takim kthese.
Rashiti në Politiko, ka deklaruar se kjo për shkak se erdhi si insistim i vet Bashkimit Europian për fillimin e një dialogu me qendër marrëveshjen gjithëpërfshirëse, raporton Gzeta10.
“Takimi i 18 gushtit ishte një takim kthese, sepse për herë të parë u insistua për fillimin e një dialogu me marrëveshje gjithëpërfshirëse, dhe vet nga BE-ja. Kjo është kthesa që është bërë për Kosovën”, ka thënë ai./Gazeta10