Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Rashiti: Gjermania dëshiron proces 12 mujor të negociatave mes Kosovës dhe Serbisë

Gazeta10
28 September 2022 - 21:03

Naim Rashiti – Drejtor Ekzekutiv i Grupit Ballkanik për Hulumtimin e Politikave, ka deklaruar se takimi i 3 nëntorit është kritik, pasi që është platforma e vetme kur Kosova ulet e barabartë me të gjithë.

Rashiti në Politiko, ka thënë se fokusi i takimit të 3 nëntorit është tek marrëveshjet rajonale, raporton Gazeta10.

“Me 3 nëntor po bëhet përpjekje për të bërë marrëveshje rajonale…Fokusi është tek marrëveshja rajonale, por një gjë është e qartë, Gjermania do një proces 12 mujor të negociatave mes Kosovës dhe Serbisë, teksa ShBA është në analizën e vet që e ka bërë mes 12 – 24 muaj, krahas këtij problemit me Ukrainën”, ka thënë ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.