Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Rashiti: Me njohjen e Spanjës dhe vendeve të NATOS-së, Kosova do të arrinte të njihej nga 170 shtete

Gazeta10
28 September 2022 - 21:10

Drejtori ekzekutiv i Grupit Ballkanik për hulumtimin e politikave, Naim Rashiti ka thënë se përmes një marrëveshje finale Kosovë-Serbi, nëse do ta kemi edhe njohjen nga Spanja dhe vendet e NATO-së, Kosova do të mund të njihej nga 170 vende të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Rashiti në Politiko theksoi se zgjidhja më e mirë për një marrëveshje gjithëpërfshirëse, do të ishte zgjidhja evropiane, shkruan Gazeta10.

“Me një marrëveshje Kosovë-Serbi, nëse e kemi  edhe njohjen nga Spanja, vendeve të NATO-së, dhe fillohet procesi për parneteritet për paqe me NATO-në, do të mund të na njohin shumë vende të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, prej 110 deri në 170, në shumicën e vendeve, dhe pastaj bëhet një zhvillim i ri në OKB që kohë pas kohe do të shtyhet edhe procesi i anëtarësimit formal. Mund të bëhet pastaj rezoluta në Asamblenë e Përgjithshme ku përtej 2/3 domosdo do të bëjë shtetet ta njohin Kosovën. Por, ai është një proces i gjatë dhe i komplikuar. Por, fillimi i zgjidhjes është zgjidhja evropiane”, tha Rashiti në Politiko. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.