Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

“Po t’i lihet dialogu Kosovës edhe Serbisë, nuk do të ketë marrëveshje edhe për 50 vjet”

Gazeta10
28 September 2022 - 21:15

Naim Rashiti – Drejtor Ekzekutiv i Grupit Ballkanik për Hulumtimin e Politikave, ka thënë se po t’i lihej Kosovës dhe Serbisë dialogu, marrëveshja nuk do të ndodhte për 50 vjet.

Rashiti në Politiko, ka deklaruar se faktori ndërkombëtar duhet të ketë qasje konkrete për procesin e dialogut Kosovë – Serbi, raporton Gazeta10.

“Ne kemi nevojë shumë që faktori ndërkombëtar, Brukseli, Berlini, Parisi dhe Washingtoni të vinin me qasje konkrete për procesin e dialogut. Po t’i lihej dialogu Kosovës dhe Serbisë, marrëveshje nuk do të kishte edhe 50 vjet”, ka thënë ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.