
Naim Rashiti nga Grupi Ballkanik ka thënë në Politiko se pritjet e spektrit politik ndëkrombëtarë, ishin që pas zgjedhjeve nacionale, kryeministri Kurti t’i futet procesit të dialogut me seriozitet më të madhë për një marrëveshje finale me Serbinë.
Sipas Rashiti, Serbia për vite me radhë ka funksionuar që në emër të dialogut, mos të bëjë marrëveshje me Kosovën.
Ai theksoi edhe nevojën e madhe që ka Kosova, për ndihmën e miqve ndërkombëtarë për dialogun, siç janë Gjermani, Franca si dhe sekretari i SHBA-së, Blinken, shkruan Gazeta10.
‘Qeveria Kurti është akuzuar se nuk po futet në proces të dialogut, thellësisht. Pritjet ndëkrombëtare kanë qenë, që Kurti pas zgjedhjeve futet në proces të dialogut dhe shkon e gjen marrëveshjen. Këtu është edhe një akter tjetër, Serbia e cila më së shumti do t’i devijojë marrëveshjet. Që sa vite ka funksionuar mirë, që Serbia në emër të dialogut mos të bëjë marrëveshje, dhe nuk do të investojë shumë në dialog. ,Megjithatë, Qeveria Kurti me gjithë skenën politike duhet të investoj shumë në këtë procesë që së paku ta fitojmë betejën me miqtë ndërkombëtarë. Ta ketë mbështetjen e Gjermanisë, sekretarit Blinken dhe Francës për procesin e ardhshëm, që pastaj të vendoset Serbia në defanzivë”, tha Rashiti në Politiko. /Gazeta10