
Zëvendësministri i Arsimit, Taulant Kelmendi ka ngritur pyetje lidhur me projektin prej 5.6 milionë euro për platformën e digjitalizimit të arsimit në Kosovë, e cila, sipas tij, nuk është funksionale dhe nuk gjendet askund.
Kelmendi në një postim në Facebook, ka pyetur ish-ministren Hykmete Bajrami se ku është avulluar ky projekt milionësh.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetes Bajrami.
Ajo përmes një shkrimi në “Facebook” ka thënë se për këtë duhet pytur Arben Vitia dhe Jusuf Thaçi.
Tutje, Bajrami thekson se në lidhje me këtë projekt është deklaruar më 9 prill 2020.
Reagimi i plotë:
Manipulanta,
Pyeteni Jusuf Thaçin për këtë projekt të vitit 2014-2017.
Pyeteni Arben Vitinë si e ka ditë ai për këtë projekt dhe lidhjen e tij me Bekim Kasumin, që e ka implementu këtë projekt.
Unë në MASHT kam qënë ministre 4 muaj dhe e kam ndalu fazën e dytë të këtij projekti.
Për projektin unë jam deklaru, shih artikullin në Kallxo.com të datës 9 prill 2020.