Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Haradinaj për asociacionin: Në javën e parë të qeverisjes do ta dërgoj në Kushtetuese

Gazeta10
18 November 2024 - 20:56

Para mërgatës në Gjermani, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka komentuar edhe çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Kandidati për kryeministër nga radhët e AAK-së ka theksuar se qysh në javën e parë të qeverisjes, asociacionin do ta dërgojë në Gjykatë Kushtetuese.

“Javën e parë të qeverisjes, asociacionin e dërgoj në Gjykatë Kushtetuese. Ekziston çdo herë mundësia që Gjykata Kushtetuese edhe me rrëzu krejt ose me i hudh poshtë disa pika të asociacionit”, ka thënë Haradinaj.

Përshpejtimin e këtij procesi, Haradinaj e ka lidhur me zhvillimet e reja në Evropë dhe Washington.

“Nuk kam kohë me i humb Kosovës me këto zhvillimet e reja si në Evropë dhe si në Ëashington sepse mund të marrim goditje të papërballueshme dhe më të mëdha sesa këto që i kemi marrë deri tash për shtetësinë tone”, ka thënë Haradinaj në ‘Politiko’ me Kushtrim Sadikun. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.