
Uragani Ian ka goditur brigjet e Floridës dhe Shërbimi Kombëtar i Motit ka përsëritur paralajmërimin për erëra ekstremisht të forta, deri në 185 kmh.
Banorëve të zonave të prekura nga Uragani u janë bërë thirrje të vazhdueshme të gjejnë strehim “menjëherë”.
Disa shkolla dhe universitete janë mbyllur gjatë gjithë javës, si dhe zyrat e qytetit dhe degët e bibliotekave, thuhet në deklaratë.
Të martën, kryetari i bashkisë së Jacksonville, Lenny Curry, shpalli gjendje të jashtëzakonshme për qytetin, e cila hyri në fuqi të mërkurën në orën 12:00 me orën lokale.