
Fatmire Mulhaxha Kollçaku – deputete e VV-së njëherësh Kryetare e Komisionit për Shëndetësi, ka thënë se Kosova aktualisht nuk ka mungesë të mjekëve.
Ajo në Prime Time, ka deklaruar se koncentrimi i kuadrove mjekësore ka qenë të jenë në Prishtinë, kështu duke e vështirësuar punën e spitaleve regjionale, raporton Gazeta10.
“Ne nuk kemi aktualisht mungesë të mjekëve. Cka ka ndodhë është se janë ndarë specializimet pa kritere shumë vite, pastaj është bërë një politikë e mbrapshtë e koncentrimit të kuadrove vetëm në Prishtinë. Në një farë forme kjo ka shkaktu probleme në spitalet regjionale”, ka thënë ajo./Gazeta10