
Zgjedhjet e brendshme në partinë e kyreministrtit Kurti, Vetëvendosje, i ka komentuar edhe deputetja nga kjo parti, Fatmire-Mulhaxha-Kollçaku në Prime Time.
Ajo ka kujtuar një moment të para disa vitesh, në kohën kur Kurti në Lëvizje ishte vetëm një ish-kryetar i saj, dhe si i tillë asnjëherë s’ka ndërhyrë në vendimarrje.
Ajo madje ka treguar edhe detaje tjera nga ajo kohë, shkruan Gazeta10.
“Kur kam ardh në VV, unë kam thënë që e shoh një barazim të Kurtit dhe VV-së. Unë kam qernë aty kur Albini e ka lëshuar pozitën e kryetarit, pikërisht kur unë jam bërë nënkryetare. Besomni, unë kam qenë dëshimtare kur Albin Kurti ka qenë i ulur në një dhomë ku ka pasë katër kompjutera dhe ai ka qenë i ulur në njërin prej tyre. Plotësisht i barabartë si ish-kryetar i Lëvizjes. Shpeshherë më ka penguar në mbledhej të Kryesisë, sepse ai ishte anëtarë, dhe me lëhtësi të madhe, pa ndërhyrë në disa risi, nuk ka insistuar që fjala e tij të ishte vendimtare. Mirëpo anëtarësia është që Albin Kurti të jetë kryetar”, tha Mulhaxha-Kollçaku në Prime Time./Gazeta10