Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kryeshefi ekzekutiv i kompanisë ‘Pastrimi’, Petrit Reçica flet për protestën e punëtorëve

Gazeta10
20 November 2024 - 10:25

Kryeshefi ekzekutiv i kompanisë “Pastrimi” Petrit Reçica në emisionin e mëngjesit “Adresa e Ankesave” ka folur për protestën e punëtorëve.

Ai ka thënë se edhe dikush nga kompania do të marrë pjesë në këtë protestë, raporton Gazeta10.

Reçica ka shtuar se me specifikat që i ka vendosour komuna e Prishtinës ka tentuar që të anashkalojnë kompanin “Pastrimi” dhe mbi 800 puntorë rrezikojnë të mbeten pa punë.

“Komuna e Prishtinës është aksionari kryesor në kompaninë ‘Pastrimi’ , madje është themeluesi i kompanisë me rreth 77.8% të aksioneve dhe në këtë rast as nuk është ftuar kompania ‘Pastrimi’ e as nuk është pyet a mundet me përfundu këtë shërbim dhe ka shkuar drejtë në hapjen e gjashtë llotë, dhe vlera për këtë është 16.5 milionë euro, dhe komuna e ka përcaktuar se një llotë mund ta fitojë vetëm një operatorë dhe e ka bërë një kufizim të tregut që i bie potencialisht gjashtë operatorë të ndryshëm do të jenë në Prishtinë”, tha ai për Kanal10.

Për më shumë detaje ndiqni videon më poshtë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.