
Një debat i fortë është zhvilluar në studion e emisionit “Politiko” në Kanal 10 rreth deklaratës së kapitenit të Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, i cili pas ndërprerjes së ndeshjes me Rumaninë tha se “Kosova është Kosovë ose Shqipëri”.
Lidhur me këtë, gazetari Halil Matoshi, tha se në Rumani, Rrahmani nuk i ka mbrojtur ngjyrat e Kosovës, teksa shtoi se “ai trakën e kapitenit të Kombëtares nuk guxon me e mbajt”.
“Në Rumani nuk është mbrojtur Kosova, nuk janë mbrojtur ngjyrat e Republikës së Kosovës, përkundrazi janë përdhosur. E para nga brenda federatës, e kam informacionit që FFK ka dashtë me dalë në fushë e futbollistët kanë rezistuar. Nëse ata mbrojnë ngjyrën e Republikës kanë me iu bind rregullave të UEFA-s. Kapiteni zgjidhet një njeri me kredibil me integritet dhe njeriu që din me i mbrojt ngjyrat që i ka veshur. Ai njëri traken e kapitenit të Kombëtares nuk guxon me e mbajt. Nëse Kosovë është Shqipëri pse luajnë në Ligën e Kombeve edhe Kosova edhe Shqipëria”, ka thënë Matoshi.
Megjithatë, një mendim ndryshe e pati gazetari Cani.
“Unë mendoj që ka vepruar mirë edhe komplet ekipi”, tha Cani.
“Me këtë logjikë është Kosova në sanksione të BE-së”, tha Matoshi. /Gazeta 10/