
Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovë, Viola von Cramon, është takuar me Shefen e Misionit të UNMIK-ut në Kosovë, Caroline Ziadeh, me të cilën kanë diskutuar zhvillimet në rajon, raporton Gazeta10.
Në një postim të UNMIK-ut bëhet e ditur se Ziadeh ka rikonfrimuar angazhimin e UNMIK-ut në misionin e tij.
Më tej, thuhet se Ziadeh ka thënë se UNMIK do të vazhdojë të punojë me partnerët e huaj për paqen dhe besimin mes komuniteteve.
“Ziadeh përsëriti angazhimin e UNMIK-ut për një qasje me në qendër njerëzit dhe avancimin e paqes dhe sigurisë për gratë dhe të rinjtë, të drejtat e njeriut dhe zbatimin e ligjit. Ajo gjithashtu theksoi se UNMIK-u do të vazhdojë të punojë ngushtë me partnerët ndërkombëtarë në mbështetje të paqes dhe besimit ndërmjet komuniteteve”, ka shkruar UNMIK në Twitter. / Gazeta10
