Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Sot fillon Liga e Parë e Meshkujve në basketboll

Gazeta10
29 September 2022 - 12:45

Sot  fillon Liga e Parë e Meshkujve në basketboll, ku do të ketë disa ndeshje interesante, transmeton Gazeta10.

Sfida e parë është mes Happy Dukagjinit dhe Gjakovës së Re, që ka hyrë nga Liga e Dytë.

Drita, që edicionin e kaluar garoi në Superligë, do të përballet me Prishtinën e Re, që ishte mundur në “Play-out” nga Rahoveci.

Takim interesant shihet edhe ndërmjet Boreas dhe Vushtrrisë.

Të premten, skuadra prizrenase New Basket do të ndeshet me Marigona Hill Prishtina, ndërsa e fundit e kësaj xhiro është mes Istogut dhe Bora-s, kurse AS Prishtina do të pushojë në xhiron e parë.

Në fillim do të jenë 22 xhiro dhe më pas skuadrat do të përballen në bazë të sistemit të Bergerit dhe në fund do të jetë “Play-off”, ku do të vendoset se cila skuadër do të hyjë në Superligë dhe cila do të jetë në “Play-out”.

Liga e Parë-Java 1

E enjte

17:00 Happy Dukagjini-Gjakova e Re

19:00 Drita-Prishtina e Re

20:00 Borea-Vushtrria 

E premte

16:00 New Basket-Marigona Hill Prishtina

19:00 Istogu-Bora

AS Prishtina pushon /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.