Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Peci tha se i ka kërkuar favore për punësime, Abazi mohon akuzat: Atë e ka kap sikleti!

Gazeta10
25 November 2024 - 20:58

Deputeti i pavarur, Haki Abazi i është kundërpërgjigjur  ministrit të Bujqësisë, Faton Pecit, i cili në ‘Politiko’ ka thënë se ai i ka kërkuar vazhdimisht favore për punësime, duke e quajtur edhe ‘hipokrit të llojit të vetë’.

Abazi ka kërkuar nga moderatori Kushtrim Sadiku që të shikojë në telefonin e tij komunikimin me Pecin, ndërsa ka përmendur emra të përveçëm që ia ka referuar këtij të fundit, siç tha ai, me qëllim që të shtohet kapaciteti në Ministrinë e Bujqësisë.

“Këtu është pa komunikim fare, CV e Ariana Bunjakut, një eksperte e mjedisit dhe studimeve mjedisore nga Mitrovica. Me kërkesën e vetë Pecit më është kërku që të dërgohen CV të njerëzve që kanë mundësi me shtu kapacitet në Ministrinë e Bujqësisë”, ka sqaruar Abazi.

Abazi ka mohuar se ka kërkuar favore për punësime nga Peci.

“Parimet, integriteti dhe principi im nuk më lejon që të hyj atje. Ai e ka kap sikleti, unë s’kam fol për Fatonin, kur tham hajna është shumës, po nëse e ka mizën nër kapuç s’kam ça me ba”, ka thënë Abazi. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.