
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka njoftuar se është shfuqizuar vendimi i vitit 2018 që ndalonte dhurimin e thëngjillit për punëtorët e KEK-ut.
Kjo deklaratë është bërë nga ana e saj në Komisionin për Ekonomi dhe Industri ku e ka paraqitur raportin për gjendjen me krizën energjetike dhe vendimet e marra nga ana e qeverisë.
“Përveç ndalimit të prodhimit të kriptovalutave, vendimet e tjera, masa detyruese në institucione, eksporti dhe rieksporti i lëndëve djegëse, është shfuqizuar vendimi i datës 23.10.2018 për ndalimin e dhënies së thëngjillit në formë dhurate për punëtorët e ndërmarrjes KEK, të gjitha këto janë bërë me rekomandim të Komitetit Teknik Emergjent”, ka deklaruar ministrja.
Ky vendim është pritur me kritika për shkak të ndotjes që mund të rritet gjatë stinës së dimrit si pasojë e përdorimit të thëngjillit për nxemje. /Gazeta10