
Një banorë afër ndërtesës Agim Ramadani në Prishtinë është ankuar në emisionin e mëngjesit “Adresa e Aneksave” se afër kësaj banese mungon parkingu.
Ky parking sipas telefonuesit është paraparë të ishte i shfrytëzueshëm nga banorët rezidentë të këtij vendi, raporton Gazeta10.
Por sipas banorit ky vend i paraparë për parking është duke u shfrytëzuar për gjëra të tjera.
“Nga se është bërë Prishtina Parking ne kemi mbetë as knej as anej, jemi blloku, po na denojnë policia”, tha ai për Kanal10.
Për më shumë detaje ndiqni videon në vazhdim./Gazeta10