Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Krenar Xhaferi u përgjigjet ankesave të qytetarëve

Gazeta10
27 November 2024 - 10:25

Drejtori i investimeve kapitale në Prishtinë, Krenar Xhaferi në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin e mëngjesit “Adresa e Ankesave” ju është përgjigjur ankesës së qytetarit për probleme me prockën e kanalizimit.

Ai ka thënë se ajo punë do të kishte përfunduar por që kanë probleme me qytetarët të cilët nuk dëshirojnë t’i lëshojnë pronat e tyre për kanalizim, raporton Gazeta10.

“Mbi dhjetë herë kam qenë në atë prockë me punëkryesin, me kryetarin e Bashkësisë Lokale, i kemi marrë pronat, por ka edhe disa të cilët kanë dhënë që nuk dëshirojnë me trajtu rrjetin e kanalizimit në pronën e tij, dhe ky është problemi me të cilin kemi hasë, dhe për këtë arsye nuk kemi mujtë me punu sepse dikush mundet edhe me na paditë për hyrje në pronë private”, tha ai për Kanal10.

Për më shumë detaje ndiqni videon në vazhdim./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.