Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haradinaj e nis ditën në Boletin: Isa Boletini frymëzim për të gjithë ne, për ta dashur dhe mbrojtur lirinë

Gazeta10
27 November 2024 - 11:15

Në prag të 28 Nëntorit, kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, e nisi ditën në Boletin, duke përkujtuar figurën e Isa Boletinit.

“Në Boletin, aty ku prehet Isa Boletini, njeriu që u njoh dhe u respektua nga kancelaritë më të fuqishme të kohës, gjithnjë në mbrojtje të së drejtës së shqiptarëve që për dekada u mohua padrejtësisht, ndjeva krenarinë e përjetshme që na lë trashëgimi figura e tij,” tha ai.

Haradinaj shtoi se Isa Boletini mbetet shembull frymëzimi për të mbrojtur lirinë, identitetin dhe të drejtat.

“Ai mbetet një shembull frymëzimi për të gjithë ne, për të dashur dhe mbrojtur lirinë, identitetin dhe të drejtat tona, siç ai bëri me guxim dhe përkushtim të pashoq,” theksoi Haradinaj./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.