Politiko

Takimi për 28 Nëntor në Vlorë, Buzhala: Rama si “zot shtëpie”, Kurti nuk dijke si me vepru

Gazeta10
28 Nëntor 2024 - 21:21

Përkundër që kryeministri Albin Kurti mori pjesë këtë të enjte në ceremoninë e ngritjes së flamurit në Vlorë, me rastin e 112 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, raportet mes dy homologëve po konsiderohen se janë në pikën më të ulët për shkak të qëndrimeve të kundërta dhe përplasjeve në distancë, kryesisht për dialogun Kosovë-Serbi dhe raportet e Kosovës me aleatët ndërkombëtarë.

Kështu vlerëson analisti politik, Viktor Buzhala, i cili tha se dallimet mes tyre nuk janë tejkaluar.

“Unë e vërejta një gjuhë të trupit që nuk ishte aspak dashamirëse. Ishin më shumë buzëqeshje ironike”, ka thënë Buzhala në “Politiko” me Kushtrim Sadiku.

Sipas Buzhalës, takimi i sotëm mes Ramës dhe Kurtit ka shpërfaqur sërish atë ftohtësinë mes dy kryeministrave.

“Vërehej mungesa e dashnisë në fytyrat e tyre. Gjithashtu çka më ra në sy kur shkuan me ba homazhe, z.Rama si zot shpie aty nuk e la Kurtin që të dilte para tij, por doli vetë. Kryeministri jonë nuk dijke qysh me vepru. Vërehej ftohtësia”, ka thënë Buzhala. /Gazeta10/

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.