Politiko

“Tucat e lypin luftën, trimat e bojnë” – Haradinaj nuk kursen “kunjat” ndaj Kurtit

Gazeta10
28 Nëntor 2024 - 23:21

Anëtari i kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj ka komentuar vendimin e fundit të kryeministrit të vendit, Albin Kurtit për krijimin e një fabrike të municionit.

Haradinaj ka vlerësuar se ky vendim i Kurtit është sa për fushatë elektorale.

“Njerëzit në Kosovë menun që qeveria po maron fabrikë të municioneve. Nuk është e vërtetë. Normal jemi edhe dy muaj në zgjedhje. Me çka ka me dalë, ai me urë të Saradranit nuk munet”, ka thënë me ironi Haradinaj.

Tutje, Haradinaj pati edhe një mesazh për Kurtin.

“Nuk shoh luftë. Për me pasë luftë duhet me kanë të gatshëm të dy partë. Po gjithmonë tucat e lypin luftën e trimat e bojnë. Këta që e lypin luftën janë frikacakë. Këta qetu e kanë pas luftën e janë ik. Mirë o mos me ba fushatë luftënxitëse”, ka thënë Haradinaj. /Gazeta10/

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.