
Me largimin e Kalidou Koulibaly u mendua që Napoli do të dobësohej në mbrojtje, por ndodhi krejtësisht e kundërta. Me Amir Rrahmanin lider të mbrojtjës Napoli po vazhdon të jetë lider në Serie A dhe Ligen e Kampionëve.
Sic raporton Calcio Mercato Napolitanët janë gati të fillojnë bisedimet me 28 vjecarin për vazhdimin e kontratës e cila i skadon në vitin 2024.
De Laurentis shihet si një admirues i madhë i qendër mbrojtësit dhe dëshiron të evitojë ofertat e mundshme nga top klubet europiane duke e blinduar Rrahmanin tek Napoli deri në vitin 2027 me një rritje pagë të konsiderueshme duke e bërë atë ndër lojtarët më të paguar në klub.
Vetë Rrahmani në shumë intervista ka thënë që ndihet I lumtur tek klubi Italian dhe po e shijon në maksimum këtë aventurë.
Me Napolin këtë sezon Amir Rrahmani ka luajtur 6 ndeshje në Serie A si dhe dy paraqitje tjera ne Ligën e kampionëve.