Një shpërthim ka ndodhur këtë të premte në fshatin Varagë të Zubin Potokut, ku është dëmtuar kanali i ujit të Ibër-Lepencit.
Gazetari, Shkumbin Kajtazi në “Politiko” me Kushtrim Sadikun ka dhënë detaje rreth këtij shpërthimi.
“E kemi pare rrjedhjen e vazhdueshme të ujit. Kishte forca të mëdha të armatosura. Policia është duke hetuar nëse ka gjurmë të dikujt që është larguar nga vendi i ngjarjes. Mund të konfirmoj se shpërthimi i kanalit të Ibër-Lepencit është bërë me një mjet shpërthyes.”, ka thënë Kajtazi.
“Është vërejtur mënjerëherë një panik. Njerëzit janë panikuar. Nga pamjet që i kemi pranuar, njerëzit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ble me qindra litra ujë ”, ka thënë Kajtazi. /Gazeta10/