Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Finlanda nesër e mbyllë kufirin për turistët rusë

Gazeta10
29 Shtator 2022 - 17:15

Finlanda do ta mbyllë kufirin për turistët rusë nga dita e nesërme, e premte.

BBC shkruan se rusët do të lejohen të vizitojnë familjen ose mund të hyjnë për punë dhe studime në Finlandë.

Ky vendim vjen, pasi numri i rusëve që mbërrinin në kufi u rrit pas një thirrjeje prej 300.000 rezervistësh ushtarakë nga Presidenti Vladimir Putin.

Radhët janë krijuar në pikat kufitare, ndërsa njerëzit përpiqen të ikin, duke përfshirë radhët e gjata në kufirin e Rusisë në Gjeorgji, e cila nuk kërkon vizë për udhëtim./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.