10plus

“Gruaja e tij ka qenë duke e tradhtuar Pajtimin”, reagon ish banori i BBVK Andi Artani

Gazeta10
02 Dhjetor 2024 - 12:37

Një ngjarje e rëndë ndodhi pak ditë më parë në Florida të Amerikës, ku dyshohet se gruaja vrau burrin e saj nga Kosova, Pajtim Krasniqin.

Kjo më pas i dha fund edhe jetës së saj, gjersa ky rast ka tronditur mbarë opinionin në zonën ku ata banonin, por edhe në Kosovë.

E për këtë pati një reagim edhe nga motra e të ndjerit, e cila po ashtu i kishte vënë gishtin kunatës.

Modelja Sabrina Dzaferovic

Veç kësaj tani kanë dalë edhe detaje të tjera, ndonëse një postim u bë edhe nga ish-konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Andi Artani.

Ai duket se kishte një miqësi prej shumë vitesh me Pajtimin dhe e njihte tejet mirë atë.

Në postimin prekës ndër të tjerash, Andi thotë se Sabina Dzaferovic, e kishte tradhtuar Pajtimin, e që më pas nuk ia kishte pranuar vetes ndarjen dhe kishte kryer aktin.

Më poshtë ua sjellim postimin e plotë (pa ndërhyrje):

“Po e filloj njëherë duke thënë që sa me fat kam qenë që t’kom pas pjesë të jetës more Pajtim Krasniqi. Ke qenë për me u marr shembull, djalë i respektushem, besnik, i diciplinuar, i dashtun dhe mbi të gjitha besimtar jashtëzakonisht i madh në Zot. Oh kemi aq shumë histori dhe kujtime bre Pajtim burri.

Fjalët janë pak me përshkru dhimbjen dhe vuajtjen që jemi tu e përjetu pa prezencën tënde këtu me ne. Na ke këput shpirtin me këtë tragjedi, që nuk e meriton armiku me i madh e le mo ti që ke qenë shembull bre, që nuk i ke hi ne hak askujt bre asnjëhere.

Për hirë të se vërtetës po ua sqaroj njëherë dhe mirë se cka ka ndodh me vllaun tonë.

Gruaja e tij Sabrina Krasniqi(Dzaferovic) ka qenë duke e tradhëtuar Pajtimin. Në momentin që Pajtimi ka marrë vesh, Pajtimi me një qetësi ja ka theksu që don shkurorëzim dhe që ka me lajmëru babain e saj që don mu nda. Sabrines nuk ja ka përceptu truri ky fakt dhe na e morri shokun, familjarin, vëllaun tonë nga jeta duke i fut 5 plumba ne trup dhe pastaj vazhdoj me aktin më egoistik, ku i morri jetën dhe vetes.

Zoti jam i bindur që të ka shpërbly me Xhehnetë.

Unë, Andi Artani do të kujtoj cdo ditë me mall dhe do mundohem mungesen tënde këtu me ne ta kthej ne forcë, e ti kujtoj me një buzëqeshje e hare kujtimet me ty, sepse janë me pa dyshim ndër momentet ma të mira të jetës që kemi kalu.

Të don shumë VËLLAU YT ANDI”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.