
Avokati Xhevdet Smakiqi në një lidhje të drejtëpërdrejt me emisionin e mëngjesit “Dita e re” ka folur për sigurinë e serbëve në veri të vendit pas tensioneve të fundit.
Ai ka thënë se është obligim kushtetus që edhe pakica serbe të ndihet e sigurt nga shteti i Kosovës, dhe jo vetëm shqiptarët, raporton Gazeta10.
“Nuk janë krejt Radojçiqa edhe ata kanë fëmijë, edhe ata kanë pleqë, e dini ju se ka pasur një rregullore të BQK-së dhe Bashkësia Ndërkombëtare ka reagu se moshat e shtyera të pakisë serbe kanë mbetur pa pensione”, tha ai për Kanal10.
Andaj Smakiqi shtoi se Kosova duhet të kujdeset edhe për serbët në veri të vendit.
Për më shumë detaje ndiqni videon në vazhdim./Gazeta10