Lajme

Kallas flet për takimet ndaras me Kurtin dhe Vuçiqin: Autorët e sulmit në Ibër-Lepenc duhet të përballen me drejtësinë

Gazeta10
03 Dhjetor 2024 - 18:35

Shefja e re e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas ka folur në platformën “X” për takimet e para, të ndara që ka pasur me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Kallas në “X” ka thënë se e vetmja rrugë për anëtarësim në BE është ajo përmes normalizimit të raporteve mes dy shteteve, në bazë të Marrëveshjes së Ohrit.

Shefja e diplomacisë evropiane tha se mirëpret gatishmërinë për të bashkëpunuar plotësisht pas sulmit të fundit terrorist në Zubin Potok ku u dëmtua kanali i ujit të Ibër-Lepencit.

“U takova me Aleksandar Vuçiq dhe Albin Kurtin sot. Rruga e vetme për anëtarësim në BE është normalizimi i marrëdhënieve të tyre, në bazë të marrëveshjes së Ohrit.E mirëprita gatishmërinë për të bashkëpunuar plotësisht pas sulmit të fundit terrorist. Autorët duhet të përballen me drejtësinë”, ka shkruar Kallas në “X”.

Kryeministri Albin Kurti në ora 18:30 do të takohet edhe me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa. Costa, do t’i takojë liderët e Ballkanit Perëndimor.

Sipas agjendës së publikuar në faqen zyrtare të BE-s, Presidenti i KE-së, Antonio Costa fillimisht do të pres në takim kreun e qeverisë shqiptare, Edi Ramën me fillim nga ora 17:00.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.