Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hoti: Vështirë të ndodhë zbatimi i Ligjit të Pagave edhe në vitin 2023

Gazeta10
29 Shtator 2022 - 21:11

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, tha se dialogu social, ka munguar në tërësi nga ana e qeverisë.

Ai thotë se mbi të gjitha, duhet të gjendet zgjidhja që nxënësit të kthehen në shkollë.

Ka pajtueshmëri që kërkesat e sindikatës janë legjitime, për shkak të gjendjes ekonomike dhe për shkak se Ligji i Pagave është vonuar tepër shumë”, ka deklaruar Hoti.

Sipas tij, ky projektligj është vonuar shumë sepse në verën e vitit 2020, Kushtetuesja e ka dhënë verdiktin e saj.

“E në vitin 2021, është punuar, por deri më tash nuk ka ardhur në diskutim. Le të themi se ligji vjen në fund të tetorit, por ai nuk ka gjasa të miratohet brenda këtij viti. Por edhe nëse vjen ky projektligj, është e pamundur të buxhetohet për vitin 2023, sepse buxheti duhet të dorëzohet në Kuvend, deri me 30 tetor”, ka deklaruar Hoti në “RTK Prime”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.