
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka thënë se institucionet e Kosovës nuk janë në ditët më të mira në raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Sa i përket çështjeve të politikës ditore dhe orientimit momental politik ne e dijmë se Qeveria e Kosovës nuk është në momentet me të mira në raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Normalisht duhet të punohet shumë dhe sidomos ne aspektin e lobimit dhe përfaqësimit të ambasadës këtu sepse kjo çalon shumë kohëve të fundit”, ka thënë Gashi në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.
Sipas Gashit, siguria nacionale duhet t’i bashkojë të gjithë, pasi mund të vihet në pikëpyetje ekzistenca e shtetit.
“Siguria nacionale është e ndjeshme për të gjithë në të gjitha rrethanat. Është çështje e cila në të gjitha rrethanat duhet të na bashkojë. Nuk duhet të kemi as nëpër mend mundësinë se mund të fitojmë vota elektorale, duke kompromentuar sigurinë nacionale, mendoj se ky mentalitet nuk ekziston te kryeministri Kurti dhe te LVV-ja dhe ky është problem shumë i madh për Kosovën, theksoi Gashi.