
Analisti Halil Matoshi i ka reaguar zëvendësministrit të Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Arbër Vokrrit, i cili në “Politiko” me Kushtrim Sadikun, ka thënë se FSK-ja duhet të jetë në çdo cep të vendit.
Pas kësaj deklarate, Matoshi e ka akuzuar Vokrrin se po luan me fatin e vendit, teksa ka shtuar se FSK-ja nuk duhet të shkojë në veri pa lejen e NATO-s.
“Çka të duhet FSK-ja pa NATO-n, kjo është ide enveriste është stalinizëm klasik. NATO na ka dhënë lejen me e bë qet ushtri, e cila ende nuk është në nivel ushtarak me kapacitete të plota. Ti po luan me fatin e vendit tënd more burrë. Nuk ka diversion më të madh se me thënë me shku FSK-ja në veri pa leje të NATO-s”, ka thënë Matoshi. /Gazeta 1o/